19.11.2020

Gjatë një viti, Halkbank ka dhuruar mbi 17.000 fidanë nëpër qytetet e vendit tonë

Si pjesë e iniciativës së saj për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe ngritjen e vetëdijes mjedisore, platforma HalkEco, respektivisht Halkbank AD Skopje arriti numrin prej 17.000 fidanëve të mbjellë në periudhën nga fillimi i platformës eko, nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri më sot.

Që nga aksioni i parë i mbjelljes i realizuar më 26 tetor 2019, mbi 9.000 fidanë janë mbjellë në disa raste në të gjithë vendin, duke përfshirë 6.000 në Veles, 220 fidanë në oborret e shkollave në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Bogdancë, si dhe 2.790 fidanë në zonën midis Manastirit dhe Demir Hisarit.

Për më tepër, janë paguar 8.000 fidanë për pyllëzim në Sh.Nikollë, me fondet e mbledhura nga tarifat e regjistrimit të pjesëmarrësve në garën e parë kronometrike të biçikletave në vend, Halk Velo Green, e cila u zhvillua në fillim të muajit shtator të këtij viti, në Mavrovo.

Deri më tani, përveç pyllëzimeve në këto qytete, përmes platformës HalkEco është realizuar edhe rindërtimi i 19 urave në Parkun e Qytetit në Shkup, instalimi i stacionit eko të autobusëve në Komunën e Aerodromit në Shkup, rindërtimi i urës për këmbësorë në Krushevë, rregullimi i Halk Corner në QT Leptokaria dhe mbështetja e fushatës për parandalimin e djegies së kallamishteve, të cilën është duke e zbatuar Qyteti i Shkupit.

Halkbank si një kompani jashtëzakonisht e përgjegjshme shoqërore, për të cilën Të rëndësishëm janë njerëzit, do të vazhdojë të kontribuojë edhe më tej për një mjedis më të mirë në të gjithë vendin, do të punojë për të promovuar shprehi të shëndetshme tek njerëzit dhe do të përpiqet të përmirësojë shoqërinë, në tërësi, për të mirën e të gjithëve.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.