27.04.2020

NJOFTIM

Të nderuar pensionistë, 

Për interesin tuaj dhe mbrojtjen tuaj më të madhe, Ju thërrasim që shfrytëzimin e pensionit të prillit ta kryeni përmes përdorimit të kartelave pagesore gjatë blerjeve dhe përdorimit të rrjetit të bankomatëve në rast të nevojës për para të gatshme, si dhe përmes opsioneve pagesore të bankingut elektronik dhe celular.  

Për pensionistët që nuk përdorin kartelë, pagesa e rekomanduar e pensioneve në para të gatshme në sportelet e Bankës do të kryhet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit, si në vijim: 

  • Për pensionet deri më 11.000 denarë, arkëtimi të hënën më, 27 prill;
  • Për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, arkëtimi të martën, 28 prill;
  • Për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, arkëtimi të mërkurën, 29 prill dhe
  • Për pensionet më të larta se 18.001 denarë, arkëtimi të enjten, 30 prill.

Në sportelet e Bankës, aplikacionet dhe udhëzimet do të përgatiten nga punonjësit për marrjen dhe përdorimin e kartave të debitit falas për marrësit e pensioneve dhe mundësinë unike për të përdorur të gjitha bankomatët e cilësdo bankë në vend, pa komisione për tërheqjen e parave të gatshme. 

Funksionimi i degëve për sa i përket numrit të punonjësve dhe numrit të sporteleve që do të punojnë, do të përshtaten në masën më të madhe të mundshme sipas nevojës, do të jenë persona të angazhuar për të ruajtur rendin, të gjitha me qëllim ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punonjësve dhe klientëve.

Të gjitha degët e Halkbank AD Skopje do të jenë në funksion të përmbushjes së nevojave tuaja, në periudhën prej orës 08:30 deri në ora 15:30.


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.