04.09.2020 

Shtyrje e dytë e detyrimeve kreditore në bazë mujore në Halkbank AD Skopje

Në periudhën e kaluar gjatë kohës së krizës, HALKBANK AD Skopje në praktikë tregoi se ështës një bankë për të cilën njerëzit janë vërtet të rëndësishëm, duke demonstruar të njëjtën gjë përmes mbështetjes së popullatës siç shihet nga plasmanet e bëra në segmentin e popullsisë me kushtet më të favorshme në treg.

Duke pasur parasysh efektet në vazhdimësi të krizës me virusin korona, duke u nisur nga parimi i saj themelor “TË RËNDËSISHËM JANË NJERËZIT”, HALKBANK AD Skopje deri te të gjithë që kanë nevojë objektive për lehtësim të mëtutjeshëm të barrës financiar për shkak të krizës me virusin korona, ofron periudhën e dytë për shtyrje të shlyerjes së detyrimeve në emër të ekspozimeve kreditore të popullsisë. 

Periudha e dytë e shtyrjes i referohet shtyrjes për 6 muaj shtesë. Kjo i përfshin të gjithë klientët-persona fizikë të Bankës të cilët në datë 29.02.2020 kanë pasur detyrim kreditor në bankë, kanë qenë të klasifikuar në kategoritë e rrezikut „А“, „B“ ose „C“ dhe të cilët nuk kanë pasur statusin e ekspozimit kreditor jofunksional. Gjithashtu, shtyrja vlen edhe për detyrimet kreditore të aprovuara nga ana e bankës ndërmjet periudhës 01.03.2020-24.03.2020.

Periudha e dytë e shtyrjes vlen për klientët-persona fizikë që janë të goditur nga kriza e virusit korona dhe kanë nevojë objektive për lehtësim të mëtutjeshëm të barrës financiare për shkak të krizës me virusin korona. Për këtë qëllim, klientët-personat fizikë duhet të përmbushin të paktën një prej këtyre kritereve:

  • Ulje të të ardhurave mujore të huamarrësit dhe/ose bashkëhumarrësit prej të paktën 10% krahasuar me të ardhurat para fillimit të krizës me pandeminë korona.
  • Ndërprerje të marrëdhënies së punës të huamarrësit dhe/ose bashkëhuamarrësit dhe/ose partnerit në martesë, në periudhën duke filluar nga marsi i vitit 2020;
  • Shpenzime për shërim nga Kovid-19 të huamarrësit dhe/ose bashkëhuamarrësit dhe/ose partnerit.

Banka në bazë të informacioneve që i disponon në regjistrat e saj, do t’i kontaktojë klientët që i përmbushin të paktën një prej kritereve në mënyrë elektronike, duke ua dorëzuar ofertën për ndryshimin e kushteve kontraktuale për detyrimet kreditore të personave fizikë. Klientët, për të cilët Banka nuk disponon e-mail adresë të vlefshme, do të njoftohen me SMS porosi. Të gjithë klientët e kontaktuar duhet të shprehen për ofertën duke dorëzuar përgjigje në këtë mail të Bankës: covid19@halkbank.mk. Klientët e kontaktuar duhet të përgjigjen nëse e pranojnë ofertën për një afat 10-ditësh nga dita e publikimit të ofertës në faqen e internetit të bankës. Pranimi i ofertës duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin e klientit, datën e lindjes dhe deklaratën e qartë se klienti e pranon ofertën e Bankës. Nëse gjatë këtij afati nuk shprehen për ofertën, do të konsiderohet se e refuzojnë ofertën dhe do të vazhdojnë me shlyerjen e rregullt të detyrimeve në emër të ekspozimeve kreditore.

Oferta e përfshin shtyrjen e të gjitha detyrimeve kreditore (kredi, karta kreditore dhe tejkalime të lejuara në llogarinë transaksionale) për periudhë 6 mujore dhe vazhdim të afatit të maturimit përfundimtar të detyrimeve kreditore me anuitete për 6 muaj shtesë.

Pranimi i ofertës do të thotë shtyrje të detyrimeve kreditore për të gjithë produktet kreditore që klienti i shfrytëzon në Bankë.

Debitimet direkte për shlyerjen e detyrimeve kreditore do të çaktivizohen dhe nuk do të bëjnë rezervim fondesh në llogarinë transaksionale, për klientët që do ta njoftojnë Bankën se e pranojnë këtë ofertë. Për shtyrjen e pagesave, respektivisht për pranimin e kësaj oferte të Halkbank, klienti duhet ta njoftojë edhe punëdhënësin e tij, në mënyrë që ai të veprojë sa i përket ndalesave administrative.

Klientët-persona fizikë të Bankës që nuk do të kontaktohen, por konsiderojnë se përmbushin të paktën një prej kritereve të përmendura, mund t’i drejtohen Bankës me kërkesë për shtyrje të shlyerjes së detyrimeve mujore (përmes formularit të dhënë në faqen e internetit të bankës) në formë elektronike në adresën  covid19@halkbank.mk  ose duke vizituar degën e tij amë (në degën ku menaxhohet detyrimi kreditor), në afat prej 10 ditëve nga publikimi i ofertës në faqen e internetit të Bankës, duke paraqitur dokumentacionin për përmbushjen e kritereve të lartpërmendura. Këto kërkesa do të shqyrtohen individualisht.

Dokumentacioni i nevojshëm për të konstatuar përmbushjen e kritereve:

  1. 1. Ekstrakt nga llogaria transaksionale për periudhën nga fillimi i vitit 2020 deri në ditën e fundit (nëse klienti nuk e merr pagën në Halkbank),

  2. 2. Dëshmi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës (М1/М2),

  3. 3. Dokumentacion mjekësor për shpenzimet e shërimit nga Kovid-19 (01.03.-31.08.2020)

Banka mund të kërkojë edhe dokumente plotësuese që janë të nevojshme për të konstatuar përmbushjen e kritereve për shtyrjen e detyrimeve.

Shtyrja e detyrimeve kreditore pas skadimit të Dekretit (20.09.2020) do të zbatohet duke nënshkruar anekse-kontrata për detyrimet kreditore dhe aneks-kontrata për themelimin e kolateraleve për ato detyrime kreditore.

Shtyrjet do të kryhen më së voni deri më 30.09.2020.

Klientët që do ta pranojnë ofertën, respektivisht do të kërkojnë shtyrjen e pagesave ndaj detyrimeve kreditore mund të kërkojnë që të vazhdojnë me shlyerjen e rregullt të detyrimeve edhe para skadimit të afatit 6-mujor, por që duhet të dorëzojnë kërkesë në degën amë të Bankës.


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.