HALKBANK A.D. Skopje
HALKBANK është një ndër markat më të mëdha dhe më të fuqishme në tregun financiar të Maqedonisë.
Si bankë me rritjen më të shpejtë në treg, Halkbank AD Skopje sot njihet edhe si:
- Banka e katërt më e madhe në treg sipas aktivës, me gjithsej 935 milionë euro.
- Banka e katërt sipas madhësisë së fitimit, me gjithsej 11,4 milionë euro.
- Prezencë kudo në vendin tonë, duke ofruar shërbime klientëve përmes rrjetit të gjerë të degëve prej gjithsej 43 sosh.
- Punësim për mbi 570 punonjës.
- Rrjet të gjerë të bankomatëve prej gjithsej 133 sosh.
- Rrjet prej mbi 7.000 POS-terminaleve në dispozicion te partnerët e shumtë tregtarë.
- Shërbim për mijëra qytetarë, si dhe për ndërmarrje të vogla, të mesme dhe ndërmarrje korporative dhe institucione publike.
- Prijës në ofrimin e shërbimeve të personalizuara bankare si dhe në futjen e teknologjive të reja dhe sigurimin e shërbimeve të shpejta përmes platformës shumë të avancuar dhe bashkëkohore të kanaleve alternative.
- Ndërmarrje me përgjegjësi shoqërore e cila është e përkushtuar në rritjen e së mirë së përbashkët për Njerëzit, nytyrën, mjedisin, kulturën dhe sportin.
Banka ofron asortiment të gjerë të shërbimeve financiare, përfshi bankongun personal, kartelat kreditore, kreditë e banimit, kreditë konsumatore, kursimet, kreditë afariste si dhe qarkullimin pagesor në vend dhe jashtë vendit.
Vizioni ynë
Vizioni ynë është të bëhemi bankë prijëse në rajon, që është e aftë t’i kryejë të gjitha kërkesat e bankingut univerzal derisa e afirmojmë prezencën e fuqishme të shërbimeve në kategorinë e popullsisë.
Misioni ynë
Misioni ynë është të krijojmë vlerë për klientët tanë, aksionarët dhe punonjësit përmes ofrimit efikas të të gjitha shërbimeve bankare; të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe obligimet tona korporative dhe shoqërore; të kontribuojmë për zhvillimin e sektorit bankar dhe tregut të kapitalit; si dhe të arrijmë pozitë të respektuar në tregun rajonal.
Vlerat tona korporative
- Të fokusuar kah klientët
- Siguri
- Integritet dhe respekt
- Drejtësi, besim dhe transparencë
- Efikasitet operacional
- Inovacion
- Krijim vlerash
- Produktivitet
- Të hapur ndaj ndryshimeve
- Ndarja me të tjerët e njohurive dhe përvojave
- Vetëdija për përgjegjësi shoqërore
HALKBANK – kuptimi i emrit: Banka e njerëzve
Slogani ynë: Të rëndësishëm janë njerëzit
Parimet tona kryesore:
- Të ofrojmë shërbim të shkëlqyeshëm për klientët tanë, duke iu propozuar zgjidhjet më të mira për nevojat e tyre.
- Të krijojmë dhe të zbatojmë kulturë të suksesshme korporative, duke iu dhënë rëndësi secilit anëtar të ekipit që po e krijojmë.