Pyetje
SI MUND TË APLIKONI PËR KARTELË KREDITORE?
Duhet ta vizitoni degën/eskpoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ku do duhet të vlerësohetaftësia e juaj kreditore dhe do mund ta tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose përmes Aplikacionit onlajn.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM?
- Aplikacion për kartelë kreditore e plotësuar nga përdoruesi dhe punëdhënësi
- Ekstrakt të llogarisë transakcionale për 3 muajtë e fundit si vërtetim për të ardhurat/të hyrat mujore
- Kopje të letërnjoftimit
- Debitim direkt
- Për institucione private shtesë : formular М1/М2 të vërtetuar nga punëdhënësi
DERI NË CILËN SHUMË MUND TË BËHET TRANSAKCION PA KONTAKT?
Autorizimi me PIN dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione të limituara deri në 750,00 mkd ose deri në limitin për pagesë pa kontakt të vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.
NË SA KËSTE MUND TË PAGUHET ME KARTELËN KREDITORE VISA PAYWAVE ?
Visa PayWave Credit mundëson pagesa në 2, 3, 6, 12 dhe 24 këste varësisht nga shuma e transakcionit të bërë në POS terminale, internet ATM të Halkbank AD Skopje dhe të gjitha bankat e tjera në vend dhe jashtë vendit.
Pagesa me këste nuk është zgjedhje e klientit ose tregtarit, por automatikisht është e varur nga shuma e transakcionit mbi të cilën llogaritet interesi:
Shuma e transakcionit
|
Numri i kësteve
|
Deri 1.500,00 mkd
|
Nuk ka këste
|
1.500,00- 3.000,00 mkd
|
2 këste
|
3.001,00- 6.000,00 mkd
|
3 këste
|
6.001,00- 12.000,00 mkd
|
6 këste
|
12.001,00- 24.000,00 mkd
|
12 këste
|
Mbi 24.001,00 mkd
|
24 këste
|
SI MUND TË PAGUANI BORXH TË KARTELËS KREDITORE (AUTOMATIKISHT)?
Nëse jeni pranues i rrogës përmes Halkbank AD Skopje mund të nënshkruani debitim direkt me të cilin automatikisht çdo muaj do ju tërhiqen mjete nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit të kartelës kreditore me çka kurseni edhe kohë. Shuma minimale e borxhit duhet të paguhet deri në datën 10 të muajit.
*SHUMA MINIMALE MUJORE E SHLYERJES/PAGESËS?
Shuma minimale mujore e maturuar që poseduesi i kartelës kreditore është i obligueshëm që ti paguajë bankës është 100% nga shuma e këstit të maturuar mujor, 100% nga të gjitha kompenzimet dhe komisionet e përllogaritura që rezultojnë nga transakcionet e bëra dhe 100% të shumës së interesit të përllogaritur të rregullt dhe sanksionues.
SA ZGJAT PROCEDURA PËR DHËNIEN E KARTELËS SË RE?
Kur të aprovohet kërkesa, procedura merr 2 ditë pune që kartela të dërgohet deri te dega ku përdoruesi ka vendosur ta tërheq dhe për të njëjtën do të njoftohet me atë SMS-it.
SI MUND TË MARR FATURË PËR KARTELËN KREDITORE PËRMES E-MAILIT?
Duhet që vetëm ti njoftoni kolegët në degë/ekspoziturë për email adresën në të cilën dëshironi ti pranoni faturat që të përditësohet e dhëna dhe që të dërgohet faturë çdo muaj në adresën përkatëse.