Karakteristikat

KARAKTERISTIKAT

Mundësi e artë për një kartë të artë me një policë sigurimi nga aksidenti nga Halk Osiguruvanje.

Produkti është i destinuar për persona fizikë me të ardhura të rregullta mujore – pranues të pagës/pensionit në Halkbank AD Skopje dhe/ose klientë që do të sigurojnë kartën me një depozitë.

  • Fuqi më të madhe blerëse për klientin me një limit kredie deri në maksimum prej 600,000.00 MKD në varësi të aftësisë kreditore.
  • Pa kufizime të limitit sa i përket numrit të pagave.
  • Mundësia e tërheqjes së parave të gatshme pa komision nga bankomatët e Halkbank AD Skopje
  • Disponueshmëri të fondeve 24/7 përmes bankomatëve ose përmes rrjetit vendas dhe ndërkombëtar të terminaleve POS që mundësojnë pagesa me kartat Visa.
  • Me një përfitim të policës së sigurimit nga Halk Osiguruvanje me një prim vjetor prej 600 denarë - për një periudhë të barabartë me periudhën e shlyerjes së kartës Visa Gold. Kostoja e policës është në kurriz të Bankës dhe jo në kurriz të përdoruesit të kartës së kreditit. Polica rinovohet çdo vit dhe ka mbulim të pakufizuar territorial dhe kohor dhe siguron persona të moshës deri në 70 vjet.

Shuma e siguruar është e definuar në policë:
Rrezik vdekje nga pasoja e aksidentit  = 300.000 mkd
Rrezik për invaliditet të përhershëm = 600.000 mkd

  • Kthim minimal mujor prej vetëm 3%, i cili mund të përdoret përsëri në të ardhmen.
  • Mundësi fleksibile për kreditim.
  • Pa zhirantë, pa ndalesë administrative të pagës dhe pa shpenzime për aprovim.
  • Njoftim me e-mail për çdo transaksion të realizuar në internet.

**Promocion: 1.500 përdoruesit e parë të kartës së kreditit Visa Gold në fund të muajit pëfitojnë 500 Pikë bonus, nëse bëjnë të paktën një transaksion në terminal POS. Klientët do të njoftohen me SMS porosi.

* Përdorni bonusin tuaj në 3 hapa të shkurtër (.pdf format)

Një kartë pa kontakt që mundëson kryerjen e transaksionit në një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë me vetëm një prekje të kartës në terminalin POS

Autorizimi me PIN dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk kërkohet për transaksione të kufizuara deri në 2,000.00 denarë ose deri në kufirin e pagesës pa kontakt të përcaktuar në terminalin që pranon karta pa kontakt.

Kartat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje kanë standardet më të larta të sigurisë për pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV dhe MC Secure Code).

Për një kartë krediti mund të aplikoni menjëherë në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje, duke plotësuar këtë Aplikacion, ose duke plotësuar aplikacionin online.

Për t’u informuar për secilin transaksion tuajin përmes shërbimit SMS info, Ju lutemi plotësoni dhe dërgoni aplikacionin për SMS info në degën më të afërt të Halkbank AD Skopje, ose na dorëzoni me email në adresën: help24@halkbank.mk

Përparësitë

Përparësitë

**Promocion: 1.500 përdoruesit e parë të kartës së kreditit Visa Gold në fund të muajit pëfitojnë 500 Pikë bonus, nëse bëjnë të paktën një transaksion në terminal POS. Klientët do të njoftohen me SMS porosi.

  • Limiti kreditor: deri në 600.000,00 MKD
  • Kthim minimal mujor prej vetëm 3% të kredisë së shfrytëzuar
  • Mundësi për tërheqje të parave të gatshme pa komision nga bankomatët e Halkbank AD Skopje
  • Pagesa deri në 60 këste pa interes te mbi 800 partnerë të Bankës.
  • Grumbullim pikësh bonus me kartat e kreditit Visa Gold  në periudha të paracaktuara, në pika të ndryshme shitjesh të publikuara nga ana e Bankës.
  • Përdorni bonusin tuaj në 3 hapa të shkurtër (.pdf format)
  • Policë sigurimi nga aksidenti nga Halk Osiguruvanje me një prim vjetor prej 600 denarë - për një periudhë të barabartë me periudhën e shlyerjes së kartës Visa Gold. Kostoja e policës është në kurriz të Bankës dhe jo në kurriz të përdoruesit të kartës së kreditit. Polica rinovohet çdo vit
  • 4% kthim me Halkbank dhe booking.com
  • Pa zhirantë, pa ndalesë administrative të pagës dhe pa shpenzime për aprovim

Provizionet

NORMAT E INTERESIT DHE KOMISIONET

Norma e interesit:

Kompensim për lëshimin e një karte themelore 100,00 mkd
Kompensim për lëshimin e një karte shtesë 100,00 mkd
Kompensimi për ri-lëshimin e një karte tehemelore/shtesë 100,00 mkd
Kompensimi për ri-lëshimin e një karte tehemelore/shtesë para datës së skadimit (dëmtuar/humbur) 300,00 mkd
Kompensimi për përgatitje urgjente të kartës 600,00 mkd
Kompensimi për ankesë të pabazuar  600,00 mkd
Tërheqje parash në bankomatët e Halkbank Pa kompensim
Tërheqje parash në bankomatët e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
Tërheqje parash në sportelet e Bankës 3,0% min. 200,00 mkd
Tërheqje parash në sportelet e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
Anëtarësimi vjetor për kartën themelore Vitin e parë 1.200,00 mkd * Çdo vit të ardhshëm në përputhje me anëtarësimin e shkallëzuar
Anëtarësimi vjetor për kartën shtesë Vitin e parë 900,00 mkd *Çdo vit të ardhshëm në përputhje me anëtarësimin e shkallëzuar
Anëtarësimi i shkallëzuar
Për një xhiro vjetore prej minimum 150.000,00 mkd Pa anëtarësim
Kompensimi për lëshimin e faturës Pa kompensim
Kompensimi për paralajmërim 100,00 mkd
Bllokimi i kartës me kërkesë të klientit përmes Help 24, email-it ose me shkrim Pa kompensim
Çbllokimi i kartës me kërkesë të klientit përmes Help 24, email-it ose me shkrim 200,00 mkd
Rritja e limitit kreditor 300,00 mkd
Vendosja e PIN-it Pa kompensim
Ndryshim i PIN-it në sportel 50,00 mkd
Shuma e limitit kreditor Mbi bazën e politikave kreditore

Pyetjet

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

SI MUND TË APLIKONI PËR NJË KARTË KREDITI?

Është e nevojshme të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ku do të duhet të bëhet një analizë e aftësisë suaj kreditore. Në degë do të jeni në gjendje të shkarkoni dokumentacionin e nevojshëm të aplikimit ose mund ta bëni të njëjtën gjë përmes aplikacionit online.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM?

  • Aplikacion për kartë krediti, i plotësuar nga përdoruesi dhe nga punëdhënësi
  • Ekstrakt nga llogaria e transaksionit për 3 muajt e fundit, si vërtetim për të hyrat/ardhurat tuaja
  • Kopje të letënjoftimit tuaj të vlefshëm

SI MUND TË PAGUANI BORXHIN PËR KARTËN E KREDITIT (AUTOMATIKISHT)?

Ju mund të nënshkruani një urdhër të përhershëm/debitim direkt, që automatikisht do të zbresë fondet nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit të kartës suaj të kreditit, për çdo muaj, duke ju kursyer kohë.

A DUHET DOMOSDO KLIENTI TË JETË PRANUES I PAGËS NË HALKBANK AD SKOPJE?

Produkti është i destinuar për persona fizikë me të ardhura të rregullta mujore – pranues të pagës/pensionit në Halkbank AD Skopje dhe/ose klientë që do të sigurojnë kartën me një depozitë.

A DUHET PËRDORUESIT TË KARTËS SË KREDITIT Visa Gold T’I LËSHOHET EDHE POLICË SIGURIMI NGA AKSIDENTI NGA HALK OSIGURUVANJE?

Me lëshimin e kartës së re të kreditit Visa Gold, klientit duhet t’i lëshohet edhe policë sigurimi nga aksidenti nga Halk Osiguruvanje me një prim vjetor prej 600 denarë - për një periudhë të barabartë me periudhën e shlyerjes së kartës Visa Gold. Kostoja e policës është në kurriz të Bankës dhe jo në kurriz të përdoruesit të kartës së kreditit. Polica rinovohet çdo vit.

Për të gjitha kartat e kreditit të lëshuara më parë Visa Gold nga Halkbank, kushtet dhe përfitimet vazhdojnë të zbatohen në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga momenti i tërheqjes së kartës.

SA ZGJAT PROCEDURA PËR LËSHIMIN E KARTËS SË RE?

Pasi të aprovohet kërkesa, procedura për të bërë dhe dorëzuar kartën në degën përkatëse zgjat 2 ditë pune dhe për të njëjtën do të informoheni me SMS.

SI MUND TË MARRË FATURË PËR KARTËN E KREDITIT PËRMES E-MAILIT?

Ju duhet të raportoni në një nga degët/ekspoziturat tona adresën e e-mailit tuaj, në të cilën dëshironi t'i merrni raportet mujore, pas së cilës të dhënat do të azhurnohen dhe faturat do t'ju dorëzohen në baza mujore.

VLEFSHMËRIA E KARTËS ?

Vlefshmëria e kartës është 3 vjet. Kur përdoret rregullisht, karta ri-lëshohet automatikisht.

SI MUND TË PËRDOREN PIKËT BONUS!

Pikët e grumbulluar përdorni gjatë pagesave të ardhshme në rrjetin e terminaleve POS të Halkbank. 1 pikë bonus është e barabartë me 1 denar.

Programi bonus vlen vetëm për kartat e kreditit të markës Mastercard dhe Visa për persona fizikë.

 Përdorni bonusin tuaj në 3 hapa të shkurtër (.pdf format)

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.